Valdano sulmon Mourinhon

Ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, vazhdon të kritikojë Jose Mourinhon. Ai thotë se portugezi është personazh i zhurmshëm, asgjë më shumë.

Sport

09/09/2014 14:34

Ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, ka sulmuar Jose Mourinhon.

Dyshja nuk ka raporte të mira dhe strategu portugez ishte arsyeja e largimit të Valdanos nga Santiago Bernabeu. Por, edhe pas largimit të Mourinhos nga Madridi, Valdano vazhdon të ketë mendim negativ për menaxherin e tanishëm të Chelseas.

“Inteligjenca dhe egoja janë armiq dhe kur ndeshen mes vete, fiton egoja. Me të nuk e kuptoja pse më kundërshtonte në mendimet e mija”, deklaroi Valdano.

“Mourinho është një personazh i zhurshëm, asgjë më shumë”, u shpreh ai.