Vala Superliga sjellë sot 5 ndeshje interesante – Lajmi.net
Vala Superliga sjellë sot 5 ndeshje interesante
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 15:16, 6 May 2018
.

Sot në program janë edhe pesë ndeshjet tjera, që mund të jenë edhe vendimtare, për titullin e kampionit të shtetit.

Prishtina dhe Drita që po luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll nuk do ta kenë fare lehtë këtë javë, pasi të dyja do të luajnë me skuadra, të cilat kanë shfaqur lojë mjaft të mirë dhe të dy këto skuadra mund t’i shkaktojnë probleme në luftën për titull e kampionit.

Prishtina do ta presë në Pejë skuadrën e Gjilanit, e cila pas dorëheqjes së Arbnor Morinës është kthyer në një skuadër mjaftë të vështirë për tu mundur. Gjilani vjen pas barazimit ndaj Dritës në derbin e qytetit të Gjilanit, ndërsa Prishtina edhe kjo vjen pas barazimit me skuadrën e Feronikelit.

Gjilani që nga viti 1999, kundër Prishtinës e ka vetëm një fitore kampionale, ndërsa nga 38 përballjet zyrtare i ka vetëm tre fitore (një për superkupë e një për kupë).

Prishtina në ndeshjen e sotme ka mungesë Dallkun dhe Hoxhën – të dy të suspenduar nga kartonët, por rikthehet Mankenda nga një ndeshje mungesë për shkak kartonëve.

Drita,  kryesuesja e tabelës kërkon të vazhdojë serinë pa humbje në këtë kampionat në rrugën drejt titullit të kampionit. Kundërshtari i radhës i Dritës është skuadra e Lirisë nga Prizreni.

Është pikërisht kjo skuadër, e cila i pati shkaktuar humbjen në vjeshtë në Prizren dhe prej asaj humbje Drita mbajti rekordin e skuadrës së pamposhtur.

Mbetet të shihet sot se a do te jëtë pikërisht Liria që do të prishë këtë rekord të skuadrës nga Gjilani apo Drita do të vazhdojë të jetë ende e pamposhtur që nga vjeshta.

drita

Përpos këtyre dy ndeshjeve luhen edhe 3 ndeshje tjera mjaft interesante. Trepça 89 do ta presë në shtëpi skuadrën e Besës, e cila si duket vitin e ardshhëm do të garojë në Ligën e parë, gjë që i ndodhë për herë të parë në histori të klubit pejan.

Vëllaznimi – Llapi do të jetë një derbi tjetër në Superligën e Kosovës në futboll. Vëllaznimi pas ardhjes së trajnerit të ri, Gani Sejdiut ka fituar ndeshjen e kaluar duke e mundur Vllazninë e Pozheranit, ndërsa edhe Llapi javën e kaluar fitoi në ndeshjen ndaj Drenicës.

Vëllaznimi me një fitore do t’i afrohej shumë vendit të 8-të, në të cilin gjenden Gjilani dhe Feronikeli me 44 pikë.

llapivellaznimi

Ndeshja tjetër është mes skuadrës, e cila është përshëndetur nga Superliga Vllaznisë së Pozheranit dhe skuadrës së Flamurtarit, e cila po mundohet të sigurojë barazhin e me të gjitha gjasat do të arrijë këtë objektiv pas fitores së shënuar javën e kaluar ndaj Besës.

Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00

Fjalët kyçe: Vala Superliga

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan