“Uuuu Vokrri, Vokrri , uuu Prishtina, Prishtina” vargjet e Minatorit për Fadil Vokrrin

Se Prishtina dhe Fadil Vokrri po e shkruanin historinë në futbollin kosovar në vitet e 80, e tregojnë edhe reagimet e sotme për të pas vdekjes se papritur.

Sport

09/06/2018 20:12

Ai ishte një futbollist i ri që për herë të parë po e largonte futbollin e Kosovës nga “lloqi” duke bërë që tërë ish shtetet e Jugosllavisë.

Misionin e tij e vazhdoi edhe pas luftës duke bërë të pamundurën që Kosovën ta anëtarësonte në UEFA dhe FIFA.

YouTube player

E një këngë e Minatorit që i kushtohet Vokrrit e tregon se çfarë figure e adhuruat ishte Vokrri në kryeqytetin kosovar në vitet e 80 e deri më sot.

Më poshtë po e sjellim tekstin e plotë të Minatorit të këngës “Vokrri, Prishtina”.

Teksti:

Para ndërtesës sime,

Luhet futboll çdo natw,

E fqinjët dalin e protestojnë

E ne vazhdojmë si për inat,

Para ndërtesës sime,

Këndohet rock n’roll,

E fqinjët e lodhur përherë pyesin,

Hej a e dini kur është boll,

Hej a e dini kur është boll,

Uuu Vokrri Vokrri

Uuu Prishtina Prishtina

Blloku i trete tifoz të vërtetë

Blloku i trete tifoz të vërtetë

Cili vi ne vërejtje,

Ndonjë fjale nga kapiteni,

Pastaj cingërojnë edhe telefonat,

Edhe vijnë shokët më të shpejtë,

Hej a jeni ju në mend,

Qytetaret nuk duan nevozë,

Shkoni në shtëpi e juaj,

Dëgjoni se e bëtë punën bozë,

Dëgjoni se e bëtë punën bozë,

Uuu Vokrri Vokrri

Uuu Prishtina Prishtina

Blloku i trete tifoz te vërtetë