UFC merr vendim, dënim ‘rekord’ për Khabibin

Pas skandalit në UFC, Khabib Nurmagomedov mund ta marr një dënim të rëndë.

Sport

10/10/2018 08:31

Luftëtari i arteve marciale, Khabib Normagomedov është personi më i përfolur në rrjetet sociale, pas fitores ndaj Conor McGregorit.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët e Khabibit.

“Ai do ta mbajë titullin e tij. Dhe do të suspendohet, ndoshta mund ta pezullojnë nga katër deri në gjashtë muaj”, citohet të ketë thënë White, përcjell “lajmi.net”.

“Dëgjoni, tash për tash (NSAC) ia ka mbajtur të gjithë përfitimin (prej dy milionë dollarësh) dhe po flitet se duan ta mbajnë të tërin. Unë nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë. Nuk duhet t’ia mbajnë të gjitha paratë… Mendoj se duhet t’i marrin 250.000 dollarë nga ai”, ka thënë më tej i pari i UFC-së. /Lajmi.net/