UEFA zvogëlon dënimin

Apeli i CSKA-së Moskës është pranuar nga UEFA, për të zvogëluar dënimin që kanë marrë ata disa javë më parë, për shkak të trazirave të krijuara në Itali në ndeshjen ndaj Romës.

Sport

28/10/2014 13:27

CSKA e Moskës është dënuar fillimisht nga UEFA, që të luajë tre ndeshje në dyert e mbyllura dhe me 200 mijë euro para në dorë.

Sidoqoftë, ky dënim është zvogëluar nga UEFA, pasi CSKA tani do të luajë vetëm dy ndeshje me dyer të mbyllura dhe dënimi me para është zvogëluar në 100 mijë euro.

Kjo do të thotë se ndeshja e ardhshme e CSKA-së me Romën në Rusi do të luhet me tifozët vendas, pasi skuadra ruse tashmë i ka luajtur dy ndeshje me dyer të mbyllura, atë kundër Bayernit dhe Manchester Cityt.

UEFA ka dënuar CSKA-në për shkak të sjelljeve të këqija të tifozëve që ishin të pranishëm në Itali, në humbjen 5-1 ndaj Romës në shtator.