UEFA zgjedh lojtarin e javës në Ligën e Evropës

Costa ishte heroi i Atletico Madridit, duke shënuar golin e fitores 1:0 ndaj Arsenalit në ‘Wanda Metropolitano’, për të çuar skuadrën spanjolle në finale.

Sport

04/05/2018 16:39

Diego Costa është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Evropës.

Tifozët e futbollit, kanë votuar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costan, si lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Evropës, për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale.

Costa ishte heroi i Atletico Madridit, duke shënuar golin e fitores 1:0 ndaj Arsenalit në ‘Wanda Metropolitano’, për të çuar skuadrën spanjolle në finale.

Në finalen e 16 majit, Atletico Madrid do të takohet me francezët e Marseille./Lajmi.net/