UEFA përsërit ndeshjen

UEFA ka vendosur që një ndeshje futbolli të përsëritet, ose më saktë, të vazhdohet prej një momenti të caktuar, ku ka ndodhur një gabim i arbitrit.

Sport

09/04/2015 21:28

Nuk kishte ndodhur kurrë në histori: UEFA ka vendosur që një ndeshje futbolli të përsëritet, ose më saktë, të vazhdohet prej një momenti të caktuar, ku ka ndodhur një gabim i arbitrit.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në ndeshjen Angli U19 – Norvegji U19 për femra, kualifikuese për Kampionatin Europian të kategorisë, shkruan “Sportal.al“.

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka vendosur që ndeshja të përsëritet, pasi gjyqtarja Marija Kurtes ka bërë një gabim: pasi akordi penallti pro Anglisë, më pas urdhëroi për një faull pro Norvegjisë, pasi në momentin e gjuajtjes kishin hyrë në zonë disa lojtare.

Tani UEFA ka vendosur që ndeshja të rinisë prej atij momenti, kur norvegjezet kryesonin 2-1, por Anglia duhet të gjuajë sërish penalltinë.