U transferua në verë, po largohet në janar nga Barcelona

Arturo Vidal po e përjeton ferrin te Barcelona.

Sport

09/10/2018 12:16

Mesfushori kilian u transferua në këtë verë nga Bayern Munich te katalonasit, mirëpo që nuk po luan standard.

Arturo Vidal kishte postuar javën e kaluar një figurë në shenjë nervoze në Instagram, pasi kishte luajtur vetëm tre minuta ndaj Tottenhamit, përcjell “lajmi.net”.

Kiliani nuk është i lumtur edhe më tej, pasi në barazimin ndaj Athletic Bilbaos, ishte larguar herët nga fusha.

E njëjta situatë ndodhi edhe në vikendin e kaluar, kur Barcelona barazoi, 1:1 ndaj Valencias, ndërsa Vidal nuk ishte futur në lojë.

Kështu, kiliani po mendon që në janar të ndërroj ambient, pasi kërkon të luaj më shumë. /Lajmi.net/