U kry, Lopez në Milan

Diego Lopez do të jetë portier i ri i Milanit. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe futbollistin, për transferimin e tij në San Siro.

Sport

09/08/2014 14:09

Diego Lopez në Milan, punë e kryer. Marrëveshje me Real Madridin, marrëveshje me futbollistin, gjithçka e definuar, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Portieri spanjoll do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në San Siro, pasi të përfundojë testet mjekësore të hënën.

Tani për tani, palët janë vetëm në pritje të nënshkrimit të Real Madridit në kontratën e transferimit.

Rrjedhimisht, Diego Lopez do të jetë zyrtarisht portier i ri i Milanit. Sfidë e re, në Serie A.