U bë horë në transmetim direkt me fyerje raciste, ja çfarë bën tani Yll Hoxha

Futbollisti i Feronikelit, Yll Hoxha, i ka kërkuar falje sulmuesit afrikan të Lirisë, Henry Chibueze.

Sport

15/03/2017 16:40

Ai e ka bërë një gjë të tillë përmes një letre publike, derisa për çudi, nuk është dënuar nga FFK.

“Të nderuar, përmes kësaj shkrese, kërkoj falje publikisht për shprehjen time ndaj lojtarit  të KF “LIRIA”, Henry Chibueze. Më datë: 12.03.2017 në emisionin sportiv “2me1” në RTV 21 pa qëllim të keq i jam drejtuar lojtarit në fjalë me termin “i zi”.

Dua të theksoj që nuk kam asgjë kundër, përkundrazi kam thënë fjalë të mira për lojtarin në fjalë. Po ashtu dua të cek  që unë kam raporte shumë të mira miqësore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë me të gjithë lojtarët pavarësisht përkatësisë etnike dhe racore, prandaj dhe jam shprehur aq lirshëm. Shumë herë gjatë karrierës sime kam qenë në një dhomë me lojtarët me ngjyrë, që do të thotë që jam shumë i afërt me të gjithë. Por çdo gjë është keqkuptuar nga persona të caktuar”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6