Tyson ishte afër të luftonte me një gorillë, ja çfarë ndodhi

Mike Tyson kishte tentuar që të ndeshej me një gorilla.

Sport

17/02/2019 10:14

Ish kampioni i padiskutueshëm botëror, Mike Tyson ka qenë aafër që të bënte çmendurinë, duke luftuar me një gorilla.

Ai gjithmonë ka qenë një adhurues i kafshëve. Ai ka pëlqyer shumë pëllumbat dhe ka mbajtur disa mace të egra (tigra ekzotik).

Por, përkundër kësaj, ai kishte tentuar njëherë që ët ndeshej me një gorilla. Në vitet e 80-ta, kur Tyson ishte i pamposhtur, ai shkoi në një kopsht zoologjik.

Ai pagoi që ta kopshti të punonte pas orarit, në mënyrë që ta kishte të tërin në dispozicion.

‘Sportbible’ shkruan se Tyson kishte ofruar 10 mijë dollar për zotëruesin e kopshtit zoologjik në mënyrë që ta hapte kafazin, për të luftuar me gorillan, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Kam paguar një punëtor në kopshtin zoologjik në Nju Jork që ta hapte vetëm për mua dhe Robin” ka thënë Tyson, transmeton lajmi.net.

“Kur shkuam aty, ishte një kafaz me gorilla, dhe një gorillë po i ‘torturonte’ të gjitha të tjerat. Ato ishin të fuqishme por sytë e tyre tregonin një pafajsi. I ofrova punëtorit 10mijë dollarë që ta hapte atë kafaz, në mënyrë që të ndeshesha me gorillën, por ai refuzoi” ka treguar amerikani.

Tyson pra ishte i gatshëm që të ndeshej me një gorilla, kur ishte në formën e tij më të mirë. /Lajmi.net/