Turqi – Kosovë, lajm i madh nga “Dardanët”

“Dardanët” janë duke u organizuar për udhëtim, të cilëve në Antalya pritet t’u bashkohen edhe shumë shqiptarë tjerë që jetojnë në Turqi.

Sport

21/10/2016 11:47

Më 12 nëntor në Antalya do të zhvillohet ndeshje kualifikuese e Botërorit “Rusia 2018” ndërmjet Turqisë dhe Kosovës shkruan sot Gazeta Zëri.

Përfaqësuesja kosovare edhe në këtë takim pritet të ketë përkrahje të tifozëve, pavarësisht rezultateve zhgënjyese që i regjistroi në dy ndeshjet e fundit me Kroacinë (6:0) dhe Ukrainën (3:0).

“Dardanët” janë duke u organizuar për udhëtim, të cilëve në Antalya pritet t’u bashkohen edhe shumë shqiptarë tjerë që jetojnë në Turqi. Në futboll, mbështetjen e tifozëve ekipet e konsiderojnë si lojtar të 12-të.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.