Turp për Alvesin, shikojeni çfarë i ka bërë Ronaldos

Dani Alves bëri një gjest të turpshëm ndaj Cristiano Ronaldos në ndeshjen Paris Saint-Germain - Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/03/2018 07:29

Dani Alves kaloi një ndeshje të vështirë duke vuajtur në duelin ndaj Cristiano Ronaldos në humbjen e Paris Saint-Germain nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut brazilian nuk ishte në gjendje ta ndal portugezin dhe bashkëlojtarët e tij që fituan 2:1 në Parc des Princes duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Por, kamerat e kanë kapur një moment të sjelljes së turpshme nga Alves, përcjell “lajmi.net”.

Ai shihej duke i pastruar hundët por në fund ‘mbetjet’ i la në fanellën e Ronaldos që gjendej pranë tij. /Lajmi.net/