Turp çfarë i ka bërë Zvicra Kosovës dhe Shqipërisë për Ajetin – Lajmi.net
Turp çfarë i ka bërë Zvicra Kosovës dhe Shqipërisë për Ajetin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 22:16, 18 May 2017
Prania e Albian Ajetit në listën e kombëtares zvicerane për miqësoren ndaj Bjellorusisë dhe ndeshjen zyrtare kundër Ishujve Faroe është një lëvizje që trajneri Vladimir Petkoviç po bën për t’i paraprirë kalimit të sulmuesit të talentuar te Kosova apo Shqipëria.

Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ka shkëlqyer në këtë sezon te St. Galen në kampionatin zviceran dhe parashikohet që në edicionin e ardhshëm të kthehet të veshë fanellën e Bazelit, klub në akademinë e të cilit është formuar.

Sipas “Blick”, Petkoviç do të thërrasë shumë të rinj në radhët e përfaqësueses për këta dy ndeshje, por një vëmendje e veçantë i kushtohet Ajetit, Anto Grgiç dhe Manuel Akanjit. Sipas të përditshmes zvicerane, kjo lëvizje është bërë për shkak të interesimit të Shqipërisë për Ajetin, Kroacisë për Grgiç dhe Nigerisë për Akanjin.

Nëse futbollistët në fjalë do të luajnë në ndeshjet e qershorit me Kombëtaren A të Zvicrës, atëherë për ta do të jetë e pamundur që të ndryshojnë përsëri përfaqësuese. Në listë parashikohet të jetë edhe Florent Hadërgjonaj, i cili deri tani ka refuzuar ftesat që i kanë ardhur më parë nga përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës dhe duket se ka zgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fjalët kyçe: Albian Ajeti

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master