Turisti u kafshua keq nga një majmun, me të cilin bëri fotografi (Video)

Gjatë vizitës në një rezervat në Ubud të Balit, një turist ka bërë fotografi me një majmun të vogël, por më pas është kafshuar prej tij.

Fun

17/07/2018 17:01

Megjithëse ka paralajmërime se nuk duhet ushqyer apo prekur kafshët, ai e vuri në qafë dhe u fotografua me të, transmeton Telegrafi.

Por, kur deshi të largohej, u kafshua prej majmunit, që provonte t’ia grabiste çantën.

“Mbeta me një kafshim ën dorë, e kërkova vet. Mos i preki kafshët, mos luani me to edhe nëse duken të shoqërueshme”, ka shkruar ai, për t’i paralajmëruar të tjerët.

YouTube player