Tuchel u bën presion drejtuesve të PSG, kjo është kërkesa e tij

Përkundër shpenzimeve marramendëse të Paris Saint Germain viteve të fundit, trajneri Thomas Tuchel ka ende një kërkesë për drejtuesit e skuadrës.

Sport

22/01/2019 18:01

Refuzimi i Adrien Rabiot për të vazhduar kontratën e tij me skuadrën, dhe dëmtimi i Marco Verrattit kanë bërë që skuadra e PSG të vuaj në repartin e mesfushës.

Kështu, trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që gjatë këtij afati kalimtar të transferohet një lojtar për repartin e mesfushës.

“Është fundi i merkatos dhe ne kemi disa nevoja. Kemi humbur Adrien Rabiot, Lass Diarra dhe Marco Verrattin, situata nuk është përmirësuar” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Për momentin duhet ta luajmë Dani Alvesin në pozitën e mesfushorit dhe kjo gjë do të jetë sfidë e madhe” ka thënë ndër të tjerash gjermani.

PSG sigurisht se nuk po vuan në garat e Ligue 1, mirëpo në Ligën e Kampionëve ata nuk mund  të garojnë me këtë fond lojtarësh. /Lajmi.net/