Tri skuadra angleze kërkojnë Odegaard

Tri skuadra nga Anglia po kërkojnë talentin e Real Madridit, Martin Odegaard.

Sport

13/08/2018 16:07

21 vjeçari nga Norvegjia është rikthyer te Real Madrid pas një sezoni të kaluar në Holandë te Heerenveen.

Pavarësisht kësaj përvoje, ai nuk ka arritur të bind trajnerin Julen Lopetegui, duke bërë që ta shikojnë mundësinë për ta dërguar sërish në huazim.

‘TEAMtalk’ shkruan se tri skuadra nga Anglia, janë të interesuara për Odegaard.

Bëhet fjalë për Middlesbrough, Derbyn dhe Aston Villa, që po shikojnë mundësinë e huazimit një vjeçar të talentit të Real Madridit./Lajmi.net/