Trezeguet pensionohet nga futbollit

Ish-sulmuesi legjendar i Juventusit dhe njëri nga sulmuesit më të mirë të futbollit gjatë dekadave të fundit, David Trezeguet sapo ka konfirmuar pensionimin e tij nga futboll si lojtar profesional.

Sport

20/01/2015 22:12

David Trezeguet ka konfirmuar në mënyrë zyrtare pensionimin nga futbolli si lojtari profesional, dhe këtë gjë e ka bërë në moshën 37 vjeçare.

Sipas disa raporteve të bëra nga mediat italiane, mësojmë se Trezeguet do të fluturojë për në Torino ku do të takohet me zyrtarët e Juventusit për të marrë ndonjë rol në stafin e kësaj skuadre.

Përndryshe, Trezeguet është njëri ndër sulmuesit më të mirë që ka pasur skuadra e Juventusit. Ai ka shënuar 171 gola në 318 paraqitje për Biankonerët teksa ka arritur të shënojë 34 gola në 71 paraqitje për Francën.