Trepça luan kundër klubit të njohur

Sonte me fillim nga ora 19:00 klubi i basketbollit Trepça zhvillon ndeshje miqësore në Palestrën ”Minatori”.

Sport

09/02/2017 13:44

Mitrovicasit do të jenë mikpritës të skuadrës malazeze KK Ibar Rozaje, e cila gjendet në pozitën e dytë të klasifikimit në Superligën malazeze.

Ky takimi shihet si një test para ”Final Four”-it të Kupës që zhvillohet pikërisht në Mitrovicë.

Kujtojmë se më 17 shkurt do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, ku do të takohen Bashkimi me Pejën si dhe Trepça do të ballafaqohet me Sigal Prishtinën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.