Tre Ronaldot e Realit

Pa Cristiano Ronaldon e suspenduar, pa problem për Real Madridin. Los Blancos zhvilluan ndeshjen e parë në mungesë të yllit portugez i suspenduar për tri ndeshje të La Ligës pas përjashtimit me karton të kuq në ballafaqimin kundër Athletic Bilbaos fundjavën e shkuar, dhe fituan 4:2 ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu. Pa Ronaldon në ekip,…

Sport

09/02/2014 14:20

Pa Cristiano Ronaldon e suspenduar, pa problem për Real Madridin.

Los Blancos zhvilluan ndeshjen e parë në mungesë të yllit portugez i suspenduar për tri ndeshje të La Ligës pas përjashtimit me karton të kuq në ballafaqimin kundër Athletic Bilbaos fundjavën e shkuar, dhe fituan 4:2 ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu.

Pa Ronaldon në ekip, por me Gareth Balen e rikthyer nga lëndimi, Los Blancos treguan se nuk e kanë problem shënimin e golave, shkruan Marca.

Bale e realizoi golin e parë për Realin kurse Karim Benzema shtoi dy të tjerë, kurse i riu Jese Rodriguez konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke shënuar sërish – pas golit në fitoren 3:0 ndaj Atletico Madridit në mesjavë në Copa del Rey – dhe kështu kjo treshe dëshmoi se mund të jenë Ronaldot e Realit, në mungesë të atij të vërtetit.