Transferimi i ri i Milanit i ndërpret stërvitjet shkaku i problemeve me zemër

Mbrojtësi i krahut të majtë të Milanit, Ivan Strinic, duket se po përballet me disa probleme shëndetësore ditëve të fundit.

Sport

18/08/2018 20:44

“Goal Italia” raporton se reprezentuesi kroat do të detyrohet të qëndroj larg fushave të blerta shkaku i disa problemeve me zemrën.

Nuk dihet asgjë sa i përket kohës kur do të rikthehet lojtari.

Kujtojmë se Strinic u paraqit në botërorin e fundit me Kroacinë, ku arriti deri në finale.

31 vjeçari kalojë në Milan nga skuadra e Sampdorias si transferim i lirë./Lajmi.net/