Transferimi i parë i Arsenalit në janar vjen nga Dortmundi

Arsenal janë të interesuar në një lëvizje për mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Sport

22/11/2018 08:06

23 vjeçari gjerman karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit anglez.

‘Bild’ raporton se është skuadra e Arsenalit që po planifikon transferimin e Weigl në afatin kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Wiegl ka humbur vendin e titullarit te Borussia Dortmund, dhe është ish skauti Sven Mislintat që po shpreson të përfitojë nga kjo situatë.

Vështirë të besohet se Dortmund do të heq dorë nga Wiegl në janar, duke ditur se ‘milionerët’ këtë sezon po luftojnë për titull në Bundesligë.

Mesfushori gjerman është pjesë e Dortmundit që nga viti 2015, dhe deri më tani ka regjistruar 85 paraqitje ku ka shënuar edhe një gol./Lajmi.net/