Transferimet e Man Utd gjatë ‘epokës Mourinho’

Ishte vera e vitit 2016 kur Manchester United vendosi të emëroi Jose Mourinhon për trajner.

Sport

18/12/2018 17:57

Portugezi te Manchester United po shkonte pas një karriere të pasur nëpër Evropë, me dy tituj të Ligës së Kampionëve të fituar (Porto, Inter).

Synimi kryesor i Jose Mourinho te Manchester United atëkohë ishte rikthimi në nivele të larta, siç e la Sir Alex Ferguson.

Pas dy vite e gjysmë qëndrim, dhe pas dështimit të përmbushjes së këtij synimi, Manchester United sot ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin portugez.

Gjatë qëndrimit 18 muajsh, Jose Mourinho ka bërë disa transferime të mëdha te Manchester United. Sigurisht që transferimi më i madh mund të cilësohet blerja e Paul Pogbas nga Juventus, Alexis Sanchez nga Arsenal dhe Zlatan Ibrahimovic nga PSG, shkruan lajmi.net.

Lista e lojtarëve të transferuar nga Jose Mourinho gjatë qëndrimit te Manchester United:

Paul Pogba, Romelu Lukaku, Fred, Nemanja Matic, Victor Lindelof, Eric Bailly, Henrik Mkhitaryan, Dalot, Zlatan Ibrahimovic, Alexis Sanchez, Lee Grant./Lajmi.net/