Trajneri i Napolit godet Juventusin pas ndeshjes me Milanin

Edhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është përfshirë indirekt në polemikat e shumta të krijuara pas ndeshjes Juventus – Milan.

Sport

11/03/2017 16:59

Juventusi me një penallti në minutën e 95-të mposhti Milanin në derbin e javës së 27-të të Serie A.

Kuqezinjtë reaguan ashpër pas vendimit të gjyqtarit për penalltinë, duke mos e pranuar të.

“Nuk e kam parë ndeshjen, ndodhesha në park me qenin tim. Është plotësisht e mundur që ka mundur të ketë incidente të diskutueshme në këtë ndeshje”, ka deklaruar fillimisht Sarri, përcjell lajmi.net.

“Njerëzit po thonë se ne i kemi gjyqtarët më të mirë në botë, dhe ne duhet të kemi besim te ata. Inter, Roma, Napoli dhe Milani së fundi, kanë lënë të zemëruar dhe duke protestuar. Ndoshta ne jemi të gjithë të çmendur”, ka shtuar trajneri i Napolit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6