Tragjike: Talenti kosovar humb jetën në një aksident komunikacioni

Aksidenti në komunikacion ka qenë fatal për jetën e futbollistit të ri, Adriatik Krasniqi.

Sport

12/11/2017 17:06

11-vjeçari kosovar, Adriatik Krasniqi, nuk iu ka mbijetuar plagëve nga aksidenti i rëndë dhe ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga familja e të ndjerit, që ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot, raporton “GazetaOlle”.

Krasniqi ishte pjesë e shkollës së futbollit Koci në Gllogjan.

Ai kishte një dashuri të madhe për topin e futbollit, por fatkeqësisht ëndrra iu ndal në gjysmë.

Gazeta bashkndjenë me familjen e të ndjerit në këtë moment të vështirë