Tragjedia e Chapecoense, ja çfarë ka bërë Zidane

Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllimet e tij për klubin brazilian Chapecoense.

Sport

30/11/2016 09:35

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e skuadrës braziliane Chapecoense, pas rrëzimit të aeroplanit.

Fluturimi për në Medellin të Kolumbisë nga Bolivia të hënën u rrëzua duke lënë të vdekur 71 nga 77 udhëtarët.

Dhe, Zidane para duelit me Cultural Leonesa në Copa del Rey ka shprehur ngushëllime pas ngjarjes së rëndë.

“Para se ta filloj këtë konferencë për media, e dërgoj mbështetjen time, në emër të gjithëve në klub, tek familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit në Kolumbi”, deklaroi ai.

“Ne ndjejmë shumë për atë që ndodhi”, theksoi Zidane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.