Toyota prezanton veturën e saj të parë me hidrogjen

Toyota ka prezantuar veturën e saj të parë komerciale me karburant hidrogjeni, një veturë e bazuar në konceptin e zbuluar në shfaqjen e veturave në Tokio, 2013.

Auto & Tek

26/06/2014 23:04

Me një çmim prej 7 milion yen (apo $68,664) në Japoni, vetura është padyshim një rival i modelit S të Tesla, i cili kushton $69,000.

Vetura ka përparësi ndaj veturës së Tesla. Modeli S i Tesla është i paraparë që të udhëtoj 265 milje, përderisa koha kur vetura duhet të rimbushet është nëntë orë në një prizë 240-volt.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë për Toyota që të garojë me rrjetin e shpejtë të rimbushjes së Tesla.

Karburanti hidrogjen i Toyota do të jetë i gatshëm në Japoni para prillit 2015, përderisa Evropa dhe SHBA mund të presin për këtë deri në verën e vitit 2015. Çmimi jashtë Japonisë nuk është bërë ende i njohur.