Toure në Real Madrid?

Dmitri Seluk, menaxheri i mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya Toure ka bërë të ditur se klienti i tij mund të transferohet në Real Madrid, nëse Los Blancos paraqesin ofertë të mirë për të.

Sport

12/07/2014 19:25

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure mund të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri i tij, Dmitri Seluk.

Ylli i Bregut të Fildishtë së fundmi ka shprehur pakënaqësi për tretmanin e kampionit të Premierligës dhe Seluk ka njoftuar se klienti i tij mund të jetë i gatshëm të ndërrojë mjedis, para sezonit të ri.

“Jam takuar me Yayan për disa ditë para se të udhëtonte për në Amerikë dhe kemi biseduar për të ardhmen e tij”, deklaroi Seluk për të përditshmen britanike “The Times”.

“Nëse një klub i madh e i rëndësishëm si Real Madrid ose Paris Saint-Germain paraqet një ofertë të mirë, atëherë mund të largohet nga Manchester City”, u shpreh ai.