Torres: E dija se do të luaja në Botëror

Fernando Torres e ka pranuar se e kaloi një vit të çuditshëm në nivelin e klubeve me Chelsean, por është i lumtur që bën pjesë në ekipin e Spanjës, me të cilën synon të luajë në Botëror.

Sport

27/05/2014 17:30

Fernando Torres insiston se nuk ka menduar kurrë se karriera e tij ndërkombëtare kishte marrë fund, pasi u ftua nga Spanja për ndeshjen e së premtes ndaj Bolivisë.

Sulmuesi i Chelseat realizoi 11 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin 2013-14, por mbeti nën hije të Samuel Eto\’o, nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Përkundër këtij fakti, Torres u përfshi në ekipin e gjerë për Botëror nga përzgjedhësi Vicente del Bosque.

“Nuk kam menduar kurrë se do ta zhvilloja ndeshjen e fundit. Jam i ngazëlluar të vi në ekipin kombëtar. Kam qenë mjaft i lumtur këtu dhe ndihem në formë të mirë për Botëror”, deklaroi Torres në konferencë për shtyp.

“Ju keni gjithmonë dyshime kur jeni në pritje të këtij momenti. Ditën tjetër, kur trajneri ka për ta zbuluar listën, ju e prisni atë me padurim. Ëndrra ime është e njëjta, sikur kur e bëra debutimin. Fatmirësisht jam këtu dhe do të luftoj të mbetem në listë”, përfundoi Torres.