Torres do të kthehej në Atletico
Diego Pablo Simeone, trajner i Atletico Madridit ka zbuluar se Fernando Torres do të kthehej me kënaqësi në Spanjë, pas eksperiencës së jashtëzakonshme të cilën e kaloi me ‘Los Colchoneros’. Sulmuesi spanjoll e arriti kulmin e famës në La Liga, para se të transferohej në Liverpool, ku po ashtu pati një eksperiencë të shkëlqyeshme, por…
Sport
Diego Pablo Simeone, trajner i Atletico Madridit ka zbuluar se Fernando Torres do të kthehej me kënaqësi në Spanjë, pas eksperiencës së jashtëzakonshme të cilën e kaloi me ‘Los Colchoneros’.
Sulmuesi spanjoll e arriti kulmin e famës në La Liga, para se të transferohej në Liverpool, ku po ashtu pati një eksperiencë të shkëlqyeshme, por që gjithçka u rrënua pasi u transferua në Chelsea.
“Natyrisht se do t’i pëlqente, është rritur në këtë klub dhe ka qenë gjithmonë i lumtur këtu”, u shpreh trajneri argjentinas në mikrofonin e Onda Cero.
Torres mund të largohet gjatë kësaj vere nga Stamford Bridge dhe Madridi do të ishte një destinacion i pëlqyer për përfaqësuesin spanjoll.