Torino dhe Milani ndajnë pikët në sfidën që dhuroi shumë emocione (VIDEO)

Ka përfunduar pa fitues përballja interesante mes Torinos dhe Milanit.

Sport

16/01/2017 22:39

Në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, Torino dhe Milan kanë barazuar 2:2, në sfidën që dhuroi shumë emocione.

Vendasit patën fillim të jashtëzakonshëm, duke arritur të shënojnë dy gola.

Belotti shënoi për epërsinë e parë në minutën e 21’të, ndërsa Benassi pesë minuta më vonë dyfishoi epërsinë.

Torino ndoshta edhe ka mundur të përfundoi ndeshjen në pjesën e parë, por Ljajic u tregua i pasaktë nga penalltia përballë Donnarummas.

Pjesa e dytë i takoi Milanit, që fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Bertolaccit në minutën e 55’-të.

Në minutën  60’-të, Milani arriti barazimi duke shënuar nëpërmjet Bacca nga penalltia.

Pas këtij barazimi, Milani renditet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Torino në vendin e nëntë me 30 pikë./Lajmi.net/


Adem Ljajic Missed Penalty HD – Torino 2-0… by arcturusmedia33


TORINO – MILAN 2-0 GOL BELOTTI by footballvideostv1


Marco Benassi Goal HD – Torino 2-0 Milan – 16… by Live1Goals


Andrea Bertolacci Goal Torino 2-1 AC Milan 16… by enteritament

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6