Topi i Artë për Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë, për herë të dytë të njëpasnjëshme. Portugezi është favorit absolut në bastore.

Sport

12/11/2014 11:15

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë, për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.

Kjo sipas koeficienteve të publikuar nga bastoret, e që nëse konsultohemi me të kaluarën del se rrallë herë gabojnë. Andaj, në bazë të tyre del se reprezentuesi portugez do të shpallet fitues.

Kuota që ai të mbrojë titullin është vetëm 1.13. Kurse, i dyti gjendet sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi me 8.50. Ndërsa, i treti është portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer me 16.25.

Kuota për triumfin e Ronaldos është më e ulëta në vitet e fundit dhe mund të shërbejë si dëshmi për një tjetër kurorëzim të tij për shkak të paraqitjeve fantastike me Real Madridin në vitin e fundit.