Top futbollistët me fanellat më të shtrenjta në botë

Serie A ka çmimet më të larta të fanellave në futbollin evropian.

Sport

06/10/2017 07:37

Serie A është liga me fanellat më të shtrenjta në botë.

“Ticketgum.com” ka publikuar të dhënat ku Kampionati italian gjendet në pozitën e parë me çmim prej deri në 81.6 euro.

Kurse, statistika është interesante edhe kur bëhet fjalë për futbollistët.

Për shembull, fanella e Paulo Dybala me numrin 10 fillon nga 90 euro, përcjell “lajmi.net”. Neymar në Paris Saint-Germain kushton 5 euro më lirë.

Kurse, 22 euro më lirë qëndron çmimi i fanellës së sulmuesit të ri të Manchester United, Romelu Lukaku. /Lajmi.net/