Top 10 arsyet e shkarkimit të Moyesit

David Moyes nuk është më menaxher i Manchester Unitedit. Ai u shkarkua sot pas vetëm dhjetë muajsh në detyrë. Lexoni dhjetë arsyet kryesore për largimin e tij nga Old Trafford.

Sport

22/04/2014 21:17

David Moyes u shkarkua sot nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit.

Strategu skocez u lirua nga detyra pas vetëm dhjetë muajsh nga emërimi si pasardhës i Sir Alex Fergusonit. Pse erdhi deri këtu?

Çka i detyroi drejtuesit e klubit të marrin këtë vendim? Lexoni top 10 arsyet e shkarkimit të Moyesit.

1) Për herë të parë në edicionin e Premierligës, Everton, Manchester City dhe Liverpool e mposhtën Manchester Unitedin në shtëpi dhe udhëtim.

2) Everton për herë të parë realizoi fitore në të dyja ballafaqimet kundër Unitedit, nga edicioni 1969/70.

3) Manchester United, për herë të parë në Premierligë pranoi gol në minutën e parë. Atë ia shënoi Edin Dzeko në derbin e qytetit kundër Manchester Cityt.

4) Tashmë është e sigurt se Manchester United do të përfundojë sezonin me bilancin më të vogël të pikëve në histori të Premierligës.

5) Manchester United nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, për herë të parë nga viti 1995.

6) Manchester United pësoi tri humbje të njëpasnjëshme, për herë të parë nga viti 2001.

7) Eliminimi në rrethin e tretë të FA Cup, dështim që ndodhi vetëm një herë gjatë 26 vjetësh të drejtimit të Sir Alex Fergusonit.

8) Humbja e parë ndonjëherë në shtëpi nga Swansea.

9) Humbja e parë ndonjëherë në shtëpi nga Newcastle nga 1972, dhe West Bromwich Albion nga 1978.

10) Humbja e parë në ligë nga Stoke nga viti 1984.