Tonnies: Khedira e dëshiron Schalken

Presidenti i Schalke 04, Clemens Tonnies ka bërë të ditur se mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, dëshiron t’i bashkohet klubit nga Gelsenkirchen.

Sport

18/03/2015 14:36

Sami Khedira dëshiron të transferohet në Schalke 04, ka njoftuar presidenti i klubit gjerman, Clemens Tonnies.

Mesfushori do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni, kur do t’i skadojë kontrata me gjigantin nga Santiago Bernabeu.

Andaj, ai duket se ka vendosur që të rikthehet në Bundesligë.

“Khedira dëshiron t’i bashkohet Schalkes”, deklaroi Tonnies për të përditshmen gjermane “Bild”.

Khedira javën e kaluar luajti kundër Schalkes në duelin e Ligës së Kampionëve, kurse nga edicioni i ri mund të jetë bashkëlojtar me ta.