Toni Kroos te gjiganti i Serie A

Toni Kroos edhe këtë verë vazhdon të jetë cak i skuadrave të mëdha evropiane.

Sport

16/07/2017 19:34

Pasi një vit më parë u kërkua me ngul nga Manchester City i Pep Guardiolas, gjermani këtë verë kërkohet në Itali, nga skuadra e Interit.

‘Mediaset’ sot ka raportuar për interesimin e Interit, të cilët po mendojnë t’i përgjigjën Milanin me sjelljen e emrave të mëdhenj.

Drejtuesit e Interit po mendojë që Kroosit t’ia besojnë udhëheqjen e këtij projekti të ri që kanë nisur, duke ia besuar mesfushën.

Atyre tani iu mbetet të gjejnë një marrëveshje me Real Madridin./Lajmi.net/