lajmi.net

Tjetër barazim për Romën (Video)

Roma ka bërë dhe barazimin e tretë në Serie A, pasi ka luajtur me rezultat 1-1 në udhëtim te skuadra e Fiorentinës.

Sport

25/01/2015 22:46

Në minutën e 19’ Mario Gomez shënon për të kaluar vendasit në epërsi dhe për të ndezur stadiumin e skuadrës së tij.

Sidoqoftë, në minutën e 49’ Adem Ljajic shënon për të barazuar rezultatin.

Me këtë pikë, Roma ka 42 pikë, shtatë më pak se lideri Juventusi që është në kuotën e 49 pikëve.

Video

Tjetër barazim për Romën (Video)

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 1-1 në fushën e Palermos, duke filluar kështu të shkëputet nga Juventusi që është në krye të tabelës së Serie A.

Sport

17/01/2015 22:39

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për vendasit, pasi në minutën e 2, sulmuesi në top-formë, Paulo Dybala shënon në portën e Romës.

Në minutën e 54’ Destro shënon për të barazuar rezultatin, që njëherish ishte dhe përfundimtar i këtij takimi.

Pas këtij takimi, Roma është në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se Juventusi që është në krye të tabelës dhe që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Video

LM