Titulli në La Liga? Solari refuzon të dorëzohet, Reali pretendent

Santiago Solari ka komentuar pjesën e mbetur të sezonit në La Liga dhe ka dhënë një deklaratë të madhe.

Sport

20/01/2019 08:45

Ai ka refuzuar ta përjashtojë skuadrën e Real Madrid nga gara për këtë titull duke thënë se fundi është ende larg.

Sipas Solarit, asgjë nuk është e pamundur dhe skuadra e tij mund të rikthehet deri në fund të këtij edicioni.

“Ne po luftojmë në tri kompeticione deri në fund, si gjithmonë” ka thënë Solari pas ndeshjes me Sevilla, transmeton lajmi.net.

“Për Real Madridin, asgjë nuk është e pamundur. Unë gjithmonë e  shijoj futbollin dhe garën, është pasioni ynë” ka thënë tutje trajneri i “Los Blancos”.

Real Madrid aktualisht janë shtatë pikë larg liderëve të Barcelonës, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Me fitoren potenciale ata do të kalojnë 10 pikë përpara, diferencë kjo e konsiderueshme për tu arritur. /Lajmi.net/