Tifozi i Real Madridit takon Mbappen, sulmuesi i Monacos befason me fjalët e tij (FOTO)

Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Monaco.

Sport

15/07/2017 11:07

Një tifoz i Real Madridit ka takuar sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe duke e ftuar që t’ia nënshkruajë fanellën.

Por, futbollisti i kërkuar nga klubi madrilen ka refuzuar t’ia plotësojë dëshirën, shkruan “Marca”.

“Nuk mund ta nënshkruaj fanellën e Real Madridit”, ishin fjalët e Mbappes, përcjell “lajmi.net”.

Mbappe kërkohet edhe nga Arsenal derisa ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Monaco edhe për sezonin e ri. /Lajmi.net/