Tifozët e Argjentinës pështyjnë Sampaolin

Tifozë të Argjentinës që ishin pranë fushës, filluan të pështyjnë në drejtim të Jorge Sampaolit.

Sport

22/06/2018 10:15

Tifozët e Argjentinës janë duke fajësuar selektorin Jorge Sampaoli për disfatën e rëndë ndaj Kroacisë me rezultat 3:0 në Kampionatin botëror 2018.

Sampaoli me vendimet e tij nuk solli rezultat duke lënë ekipin në prag të eliminimit nga gara.

Kurse, pas humbjes nga Kroacia, tifozë të Argjentinës që ishin pranë fushës, filluan të pështyjnë në drejtim të Sampaolit, përcjell “lajmi.net”.

Sampaoli iku nga fusha menjëherë pas përfundimit të takimit. /Lajmi.net/