Tiago: Atletico nuk frikësohet nga Barcelona

Mesfushori i Atletico Madridit, Tiago ka ripërsëritur edhe një herë e mirë se skuadra e tij nuk ka fare frikë nga Barcelona, me të cilën përballet në Copa del Rey.

Sport

25/01/2015 20:12

Tiago ka insistuar se skuadra e tij nuk frikësohet nga Barcelona dhe do të kërkojë kualifikimin për në fazën tjetër të Copa del Rey.

“Barcelona është duke shpërthyer dhe duket se janë duke u përmirësuar pas çdo ndeshjeje”, tha Tiago.

“Sidoqoftë, ne nuk kemi frikë nga Barcelona. Është një gjë e shkëlqyer që kemi mundësi të luajmë kundër tyre”, ishin fjalët e thëna nga ish-lojtari i Chelseas dhe Juventusit për reporterët.