Thirrja e vëllaut të shqiptares së zhdukur në Munih (Foto)

Vëllau i Armela Segashit, Arbnori, ka bërë thirrje që ta ndihmojnë ta gjejë motrën.

Lajme

23/07/2016 00:40

Armela Segashi është një shqiptare 14 vjeçe që u zhduk pas sulmit të sotshëm në Munih.

Ajo, në momentin që ndodhi sulmi, ishte në atë lokacion dhe më pastaj nuk u lajmërua në familje, njofton lajmi.net.

Vëllau i Armelës, Arbnori, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar që gjithë ata që kanë ndonjë informacion për motrën e tij ta ndihmojnë.

Ai ka postuar një foto me të, bashkë me një përshkrim të fizikut të saj dhe me rrobat që kishte veshur në momentin e sulmit.

Postimi i tij po shpërndahet mjaft shumë në Gjermani, por si duket, akoma nuk dihet asgjë për fatin e Armelës.

Arbnori dhe Armela janë nga Podujeva. /lajmi.net