Thiago Silva: Nëse marr ofertë nga ky klub, nuk mund të them JO!

Thiago Silva ka pranuar se mund të jetë i interesuar për një rikthim te skuadra nga San Siro.

Sport

12/06/2018 09:05

Thiago Silva nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Milan.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka pranuar se mund të jetë i interesuar për një rikthim te skuadra nga San Siro.

“Si mund t’i them jo Milanit? Një ekip që mbetet përgjithmonë në zemrën time”, deklaroi Silva, përcjell “lajmi.net”.

“Të kthehem, ndoshta për ta përfunduar karrierën, do të ishte gjë e bukur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/