Thaçi: Urime Kosovë, urime sportistë

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që pranoi Kosovën si anëtare të re.

Sport

09/12/2014 12:03

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që pranoi Kosovën si anëtare të re.

Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kosova u pranua në KON.

“Urime Kosovë, urime sportistë, urime Komitet Olimpik i Kosovës! Kosova u bë anëtare e plotë e Komitetit Olimpik me të drejta të plota. Flamuri jonë do të valon në Olimpiadë dhe atë në Rio do ta bartë Majlinda! Përfundim i mirë i mandatit edhe për Ministrin e sportit Memli Krasniqi. Fillim i mirë në një ditë që në shumë mënyra simbolizon fillim të ri për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.