Thaçi dekreton pakon e ligjeve për reformën në drejtësi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot pakon e ligjeve për reformën në drejtësi.

Lajme

13/12/2018 11:21

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka dhënë lëvdata për punën siç e quajti ai të jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë.

Sipas Thaçit, me legjislacionin në fuqi është harmonizuar lufta kundër krimit, korrupsionit, dhe dukurive tjera.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligjit. HTH /Lajmi.net/