Tesla vjen me një veturë ushtarake për Ditën e Veteranëve

Tesla pretendon të bëhet një nga punëdhënësit më të mëdhenj të veteranëve ushtarak në SHBA.

Auto & Tek

14/11/2014 12:32

Një shumëllojshmëri modelesh ishin bërë për të shënuar Ditën e Veteranëve këtë javë. Për të festuar shërbimin e të gjithë veteranëve amerikanë, Tesla Motors ka bashkëpunuar me SS Customs për të përfunduar një model S të ushtrisë.

Në veturë janë shtuar rrota të gjelbërta, drita të verdha të vendosura në kokën e veturës dhe një çati ushtarake e pajisur me kutinë e ndihmës së shpejtë.

Tesla kohët e fundit njoftoi për planet e tij për tu bërë njëri nga punëdhënësit më të mëdhenj të veteranëve të ushtrisë amerikane, me pesë për qind të stafit të tij që tashmë janë veteranë dhe me një shtesë prej 600 për tu punësuar në të ardhmen e afërt, transmeton Lajmi.net.

Këtu janë disa prej imazheve të shfaqura nga kompania për modelin ushtarak që është mjaft e bukur.