Telashe për McGregor, një vajzë pretendon se ka mbetur shtatzënë me yllin e UFC

Nuk kanë të ndalur problemet për yllin irlandez të UFC,  Conor McGregor.

Sport

03/02/2019 10:03

Pasi ishte dënuar së fundmi për incidentin e krijuar pas ndeshjes me Khabib Nurmagomedov, tash ka lindur një tjetër telash për McGregor.

Një nënë beqare insiston se Conor McGregor është bërë babai i vajzës së saj, pasi ajo ka fjetur me yllin e UFC, natën pas ‘Grand National’ në vitin 2017, transmeton lajmi.net.

Terri Muray, 26 vjeçare e ka takuar irlandezin kur ai udhëtoi për në Liverpool, për garën prestigjioze.

Ajo ka thënë se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me McGregor atë mbrëmje, katër javë para se gruaja e ‘luftëtarit’ të UFC t’i jepte jetë  fëmijës së tyre të parë.

“Nuk i dua paratë e tij. Vetëm dua t’i tregoj se është babai i Clodagh dhe nuk po gënjej” ka thënë Terri.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e McGregor dhe Terri të cilat janë shkrepur në një banjo. /Lajmi.net/