Të gjithë të shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Sergio Ramosit

Real Madridi dhe Spanja janë të shqetësuar për Sergio Ramosin.

Sport

17/10/2018 09:02

Sergio Ramos ka luajtur deri më tani 1245 minuta deri më tani në këtë sezon, mirëpo ka diçka që nuk shkon me të.

Real Madridi dhe Spanja janë të shqetësuar me formën e tij, pasi edhe mosha ka filluar të ndikoj, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra dhe kombëtarja spanjolle, janë duke menduar që ta reduktojnë minutazhën e Ramosit, në mënyrë që ta mbajnë atë sa më të gatshëm për ndeshjet e mëdha.

Tashmë janë të ditura cilësitë e mbrojtësit spanjoll, si në anën defanzive, ashtu edhe në anën ofanzive që është një golashënues i jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/