Takim historik nga Sigal Prishtina (FOTO)

Sigal Prishtina është takuar me zyrtarë të Ligës ABA.

Sport

27/04/2017 15:26

Njoftimi i plotë nga Sigal Prishtina: 

Takim historik për Sigal Prishtinën në selinë e ligës ABA

Sot, në Zagreb, në selinë e Ligës ABA, për herë të parë u takuam me drejtuesit e saj. Së bashku me drejtorin e kësaj lige, z. Krešimir Novosel, diskutuam për mundësinë e pjesëmarrjes së klubit tonë Sigal Prishtina në këtë kompeticion prestigjioz. Pas prezantimit të klubit tonë dhe të ideve tona, si dhe pas prezantimit të gjendjes nga ana e drejtorit Novosel, u pajtuam që bashkarisht të punojmë në drejtimin konstruktiv për zhvillimin e basketbollit dhe miqësisë sportive në regjion, e cila do të prodhonte rezultate pozitive për të gjithë.
Me këtë rast falënderojmë bashkatdhetarët tanë të vyeshëm në Kroaci, veçanërisht familjen Domdjoni dhe Kristianin i cili si përfaqësues zyrtar i klubit po angazhohet shumë për këtë qëllim. Po ashtu edhe ambasadën tonë në Kroaci dhe mikun tonë Uliks Emra për mikpritjen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy