Zbulohet 11-shja startuese e PSG për ndeshjen ndaj City

Paris Saint-Germain dhe Manchester City do të luajnë ndaj njëra tjetrës me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysëmfinales në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/04/2021 19:08

Disa orë para ndeshjes, mediumi RMC Sport ka bërë të ditur formacionin e PSG-së për ndeshjen ndaj Man City, përcjell lajmi.net.

Navas – Florenzi, Marquinhos (c), Kimpembe, Bakker – Paredes, Gueye – Di Maria, Verratti, Neymar – Mbappé

Përpos RMC Sport edhe gazeta francese L’Equipe raporton se ky do të jetë formacioni i PSG-së.

I riu 20 vjeçar, Mitchel Bakker, do të jetë startues në formacion për herë të parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon./Lajmi.net/